SUEDI – Mbyllen përkohësisht gjimnazet përballë valës së dytë të COVID-19

STOKHOLM, 3 dhjetor /ATSH-AFP/ – Gjimnazet suedeze do të mbyllen për një muaj dhe mësimi do të zhvillohet në distancë, njoftoi sot kryeministri, Stefan Löfven ndërkohë që vala e dytë e epidemisë është në nivelin më të lartë në vendin skandinav.

“Ne po e bëjmë këtë për të frenuar përhapjen e COVID-19”, theksoi kryeministri suedez në një konferencë shtypi duke shtuar se masa do të aplikohet duke nisur nga e hëna deri më 6 janar.

Gjatë valës së parë, gjimnazet u mbyllën nga mesi i muajit mars deri në mes të qeshorit.

Çerdhet, shkollat dhe kolegjet mbetën të hapura, ashtu si është rasti aktualisht.

Në një vend që ka tërhequr vëmendjen nga një strategji kryesisht jo-kufizuese, vala e dyt[ i ka tejkaluar gjerësisht parashikimet fillestare të autoritetit të shëndetit publik, që mendon tashmë se piku pritet të arrihet në mes të dhjetorit.

Me 35 të vdekur të regjistruar në 24 orët e fundit, bilanci total i epidemisë ka arritur në 7 000 viktima./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.