TIRANË, 3 dhjetor /ATSH – I. Vata/ Ish-deputetja e PD-së Dhurata Çupi i përgjigjet Ballës me videon e spitalit të Laçit duke deklaruar se Rama gënjeu se do ndërtohej për pak muaj, sot në vend të spitalit ka vetëm gërmadha.
Ajo shprehet se gënjeshtrat e Edi Ramës dhe Taulant Ballës për rindërtimin pas tërmetit nuk pijnë më ujë.
“Sado të përpiqen, ata nuk e ndryshojnë dot faktin se Laçi është pa spital dhe mbi 50 mijë qytetarë nuk marrin shërbim të mirëfilltë spitalor. As Edi Rama , as Taulant Balla nuk i zhbëjnë dot mashtrimet e një viti më parë se spitali do të ndërtohej për pak muaj”, tha ajo.
Po ashtu, Çupi shton se “sot e kësaj dite, ndërtimi i spitalit ende nuk është tenderuar. Mjaft më me mashtrime dhe përdorim politik të fatkeqësive! Është koha për ndryshim”. /a.a/