Shkolla “Ahmetaq” në Vorë hap dyert për 215 nxënës/ Kushte optimale si në çdo qytet të Europës

TIRANË, 3 dhjetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama inspektoi sot në Vorë, shkollën e re “Ahmetaq”, e cila është tashmë gati për nxënësit e mësuesit pakrahasimisht më e bukur, më e sigurt dhe sigurisht më e madhe, me kushte optimale si në çdo qytet të Europës.

Kryeministri tha se “me hapjen e kësaj shkolle evitohet mësimi me 2 turne”. “Me këtë shkollë evitohet përfundimisht mësimi me 2 turne. Është e rëndësishme kjo. Janë bërë të gjitha me standarde optimale”, tha Rama.

Kryeministri kërkoi po ashtu që të vijohet puna me rindërtimin e pallateve. “Tani forca me banesat dhe pallatet. Prishjet kanë filluar”, shtoi Kryeministri.

Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, informoi se “nga kjo shkollë do të përfitojnë 215 nxënës”.

“Janë 215 nxënës që do të përfitojnë. Shkolla ka 8 klasa, 3 laboratorë dhe një palestër. Vora është një nga bashkitë kryesore që përfiton nga rindërtimi i shkollave dhe jo vetëm”, tha ministri Ahmetaj, ndërsa theksoi po ashtu faktin se “në shkollat përfituese nga programi i rindërtimit nuk ka më mësim me dy turne./m.m/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.