NASA blen pluhur hënor për një dollar

UASHINGTON, 3 dhjetor /ATSH-AFP/ – Agjencia Amerikane Hapësinore dha sot kontrata për katër kompani, që u ofruan të mbledhin kampionë të tokës hënore për çmime që variojnë nga një deri në 15 000 dollarë, dokumente që synojnë kryesisht të krijojnë një precedent ligjor për shfrytëzimin e burimeve jashtëtokësore nga sektori privat.

“Është mjaft e jashtëzakonshme që ne mund të blejmë regolit hënor nga katër kompani për një total prej 25 001 dollarësh”, tha Phil McAlister, kreu i këtij programi në NASA.

Në këmbim të shumave, kompanitë “Lunar Outpost” (një dollar) “Ispace Japan” dhe “Ispace Europe” (5 000 dollarë secila) dhe “Masten Space Systems” (15 000 dollarë), do të kenë misionin të arrijnë të zbarkojnë në Hënë, të marrin disa dhjetëra ose qindra gramë kampionë, për t’i fotografuar ato dhe për të kryer një transferim të pronësisë aty për aty në favor të NASA-s.

SHBA dëshiron të krijojnë një precedent, sepse nuk ka konsensus ndërkombëtar për të drejtat e pronës jashtë planetit Tokë.

Fuqitë hapësinore rivale Rusia dhe Kina ndryshojnë nga Uashingtoni.

Traktati hapësinor i vitit 1967 është i paqartë: ai përshkruan vetëm ndalimin e çdo përvetësimi kombëtar me shpalljen e sovranitetit, as për përdorim, as me ndonjë mjet tjetër.

Amerikanët, në të vërtetë, nuk duan të vendosin një flamur në territorin e ri./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.