“Medalje e Shërbimit të Meritës”/ SHBA vlerëson ushtarakët shqiptarë në Afganistan

TIRANË, 3 dhjetor/ATSH/ Kontingjentet ushtarake të Forcave të Armatosura të Shqipërisë që shërbejnë në Afganistan u nderuan nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me “Medaljen e Shërbimit të Meritës”.
Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e  cila tha se “ushtarakët tanë vijojnë të spikasin kudo ku ata shërbejnë”.
“Përfaqësuesi më i lartë ushtarak shqiptar në Afganistan, kolonel Ardian Lulaj dhe kontingjentet tona në Kabul u nderuan nga SHBA me “Medaljen e Shërbimit të Meritës”, për aftësitë dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të treguar gjatë shërbimit në misionin e NATO-s, Resolute Support”, tha Xhaçka.
/k.s/j.p/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.