ITALI – Ekonomia tkurret me 8,9% në 2020

ROMË, 3 dhjetor /ATSH-DPA/ – Prodhimi i Brendshëm Bruto i Italisë (PBB) pritet të bjerë me 8,9% këtë vit, deklaroi agjencia italiane e statistikave, ISTAT.

ISTAT ka parashikuar që ekonomia do të rimëkëmbet vetëm pjesërisht në 2021, duke u rritur me 4%.

Ai gjithashtu tha se ”punësimi do të bjerë me 10% në vitin 2020 dhe do të rritet me 3,6% në 2021”.

Italia është një nga vendet më të prekura nga pandemia.

Ajo ka regjistruar mbi 1,6 milionë infeksione prej koronavirusit dhe rreth 57 000 vdekje.

Në baza tremujore, PBB-ja e tij këtë vit ra përkatësisht 5,5% dhe 13% në tremujorët e parë dhe të dytë, por u rikuperua në tremujorin e tretë me një zgjerim prej 15,9%.

Analistët presin një tremujor negativ të katërt për shkak të blloqeve të reja të viruseve të vendosura nga qeveria në reagim ndaj valës së dytë të pandemisë./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.