IPARD II, thirrja e tretë/ AZHBR, sesione informuese në datat 5 dhe 9 dhjetor

TIRANË, 3 dhjetor /ATSH/ Në datë 10 dhjetor 2020 hapet thirrja e tretë në Programin IPARD II.
Për t’i ardhur në ndihmë fermerëve dhe agrobiznesit që duan të aplikojnë dhe përfitojnë grante nga Programi IPARD II, thirrja e tretë, Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) do të organizojë sesionet informuse përmes platformës Facebook dhe Instagram, në datat 5 dhe 9 dhjetor ora 12:00.
Drejtoresha e AZHBR-së, Frida Krifca shprehet se “edhe 7 ditë dhe jemi gati për të mirëpritur aplikimet për thirrjen e 3-të të Programit IPARD II. Nëse keni pyetje në lidhje me thirrjen e tretë, ju ftojmë të na shkruani në adresën tonë të e-mail-it: [email protected] ose në seksionin e komenteve”.
“Pyetjet do të marrin përgjigje në sesionet informuese përmes platformës Facebook dhe Instagram, në datat 5 dhe 9 Dhjetor ora 12:00”, theksoi Krifca. /j.p/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.