Familja Domi me shtëpi të rindërtuar/ Përkushtim për t’i kthyer sa më parë të gjithë në banesa të reja

TIRANË, 3 dhjetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama theksoi sot se qeveria është e përkushtuar për t’i kthyer sa më parë të gjithë familjet në shtëpi të reja, pas dëmtimit nga tërmeti.
Kreu i qeverisë solli sot pamje nga shtëpia e familjes Domi, e cila hyri në shtëpi të re, pas rindërtimit të saj.
“Mirëmëngjes dhe me shtëpinë e re të familjes Domi, të rilindur pas tërmetit të 26 nëntorit, si edhe me përkushtimin për t’i kthyer sa më parë të gjithë në shtëpi të reja, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.
468 familje të zonës së Shijakut do ta festojnë Vitin e Ri në shtëpitë  e reja pas një mundimi e durimi të madh do të jetojnë në kushte pakrahasimisht më të mira se ato që kishin një vit më parë./k.s/j.p/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.