Dita Botërore e Aftësisë së Kufizuar, Manastirliu: Më shumë angazhim dhe gjithëpërfshirje

TIRANË, 3 dhjetor/ATSH/ Në Ditën Botërore të Aftësisë së Kufizuar në mjediset e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është hapur një ekspozitë, ku ministrja Ogerta Manastirliu tha se kjo është një ditë që thërret për më shumë angazhim dhe gjithëpërfshirje të personave me aftësi ndryshe.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë hapjes së ekspozitës u takua me Kristiana Kabon, vajzën me aftësi ndryshe, e cila ka mbaruar studimet për Juridik.
“Jam shumë e lumtur që e takova Kristianën në ekspozitën e hapur enkas në mjediset e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në këtë ditë që na thërret të gjithëve për më shumë angazhim për gjithëpërfshirjen e personave me aftësi ndryshe”, – tha Manastirliu.
Ministrja u shpreh se “forca me të cilën Kristiana është ngritur mbi vështirësitë jo të pakta është sot një shembull frymëzimi për çdo person me aftësi ndryshe, që të kapërcejë barrierat dhe të integrohet në shoqëri”.
/k.s/j.p/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.