COVID-19 – Më shumë se 1,5 milionë të vdekur në të gjithë botën

PARIS, 3 dhjetor /ATSH-AFP/ – Më shumë se 1,5 milionë vdekje nga COVID-19 janë regjistruar zyrtarisht në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë, për gati 65 milionë raste, sipas raporteve nga autoritetet.

Një total prej 1 500 038 viktimash, për 64 774 705 raste, janë shifrat botërore në lidhje me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë në Kinë në dhjetor.

Amerika Latine-Karaibet është rajoni më i prekur në botë me 452 263 vdekje, para Europës me 430 060 dhe SHBA-Kanadasë  me 286 946./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.