“Borxhi publik absolutisht nën kontroll”/ Spiropali: Rindërtimi, projekti më i madh social në 30 vite

TIRANË, 3 dhjetor /ATSH/ Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali u shpreh se, në vitin 2023 i gjithë procesi i Rindërtimit përfundon.

Gjej rastin tha ajo, gjatë fjalës së saj në Kuvend, t’i jap përgjigje edhe disa deputetëve të opozitës parlamentare mbi pretendimet që kanë për borxhin publik, buxhetin, investimet etj.

“Borxhi publik është absolutisht në kontroll dhe kjo e certifikuar nga partnerët tanë ndërkombëtarë si FMN-ja. Natyrisht, ka një rritje të borxhit këtë vit nga të gjitha vendet, për shkak të pandemisë dhe përballjes që qeveritë kanë pasur përballë kësaj fatkeqësie, por borxhi nuk është kurrsesi jashtë kontrollit. Përkundrazi ne kemi arritur që me buxhetin e miratuar të ruajmë parametrat e riskut por dhe të investojmë strategjikisht tek shëndetësia dhe te rindërtimi. Që janë dy momentet kyçe që tregojnë se qeveria i është gjendur pranë njerëzve në nevojë”, u shpreh Spiropali.

Projekti i rindërtimit është projekti më i madh social  i ndërmarrë nga një qeveri në 30 vite, theksoi ai duke vijuar se bëhet fjalë për mijëra shtëpi banimi, shtëpi individuale, shkolla, qendra shëndetësore, infrastrukturë në tre qaqe të vendit.

Ajo tha, 3470 banesa individuale janë në proces, 590 përfundojnë brenda këtij vit, 4646 banesa kolektive kanë filluar në Thumanë në zonën më të prekur nga tërmeti, ku po ndërtohen me kontributin e koperacinit turk, 2 mijë apartamente në Durrës dhe marrëveshja e nënshkruar me Emiratat e Bashkuara Arabe parashikon ndërtimin edhe të 2 mijë banesave të tjera në Spitallë në një projekt inovativ, ndërsa 13 526 familje trajtohen me bonusin e qirasë.

“Janë 175 kompani që punësojnë 27 mijë njerëz në mënyrë të drejtëpërdrejtë apo të tërthortë. Ka një shpërndarje të buxhetit  në disa kompani”, – deklaroi Spiropali.

Ajo tha se buxheti për Rindërtimin ishte 34 miliardë këtë vit, 26 miliardë në 2021 dhe 6 miliard në 2022 dhe në 2023 i gjithë procesi i Rindërtimit do ketë përfunduar.

“Të gjitha këto, vijoi ajo, nuk bëhen vetë por duhet një kryeministër si Edi Rama dhe një qeveri si kjo që kemi dhe mazhorancë si kjo në sallë që të kalojë projekte të tilla. 78 akte ligjore programatore buxhetore për rindërtimin në kohë rekort, 18 marrëveshje, 277 milionë donacione jo se Shqipëria nuk ka qenë kjo që është por qeveriset me përgjegjësi ndaj donatorët dhe partnerët tanë na besojnë. Më e mira është përpara nesh”, u shpreh Spiropali. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.