AUSTRI – OPEC+ planifikon rritje të kujdesshme të prodhimit të naftës

VJENË, 3 dhjetor /ATSH-DPA/ – Gati dy duzina vende përfshirë Arabinë Saudite dhe Rusinë ranë dakord sot për të rritur prodhimin e tyre të naftës gradualisht vetëm duke filluar nga janari, me një sasi më të ulët se sa ishte planifikuar më parë, sipas Ministrisë së Energjisë të Kazakistanit.

Vendimi pasqyron pritshmëritë midis grupit për përmirësimin e ngadaltë të situatës ekonomike globale.

Pas negociatave të vështira në internet gjatë ditëve të fundit, ministrat e energjisë së OPEC+ vendosën të rrisin rrjedhën e naftës me 500 000 fuçi në ditë në fillim të vitit të ardhshëm./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.