WhatsApp sjell bisedat me sfonde të personalizuara

NJU JORK, 2 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Teknika të reja në WhatsApp me sfonde të personalizuara të bisedave dhe gjithashtu një paketë e re me sticker të animuar në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), do të vijnë në ditët në vijim nga aplikacioni që ka mbi dy miliardë përdorues në të gjithë botën.

Për sa i përket sfondeve do të ketë katër funksione të reja. Aftësia për të përdorur sfonde të personalizuara në çdo bisedë, sfonde të paracaktuara me ngjyra të ndryshme, një galeri sfondi më e pasur dhe më e përditësuar dhe aftësia për të vendosur sfonde të ndryshme për të dy mënyrat e ndryshme të përdorimit, atë klasik dhe atë të errët.

Në veçanti, ju do të jeni në gjendje t’i bëni bisedat duke përdorur një sfond të personalizuar, në mënyrë që t’i dalloni qartë ato dhe të shmangni dërgimin e mesazhit të gabuar në një bisedë të gabuar.

Ekziston gjithashtu një funksion i ri kërkimi për afishimin me tekst ose emoji dhe një paketë e re me sticker të animuar në bashkëpunim me OBSH.

Quhet “Së bashku në shtëpi” dhe është e disponueshme në formën e afisheve të animuara.

Është e disponueshëm brenda WhatsApp me tekst në nëntë gjuhë./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.