Sporteli i vetëm kombëtar/ Lehtësi për procedurat tregtare mes vendeve të Ballkanit Perëndimor

TIRANË, 2 dhjetor /ATSH/ Sporteli i vetëm kombëtar për shërbimet tregtare synon të rrisë efikasitetin e transportit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Zyra e Bankës Botërore në Tiranë, bën të ditur se, “në aktivitetin e organizuar për inicimin e Projektit të Sportelit të vetëm kombëtar për shërbimet që lidhen me tregtinë, u prezantua si të përmirësohet tregtia në Shqipëri dhe rritet efikasiteti i transportit në Ballkanin Perëndimor”.
Projekti i Sportelit të vetëm kombëtar për tregtinë, i financuar nga Banka Botërore, pritet të rrisë efikasitetin, shpejtësinë dhe transparencën procedurave që lidhen dorëzimin dhe marrjen e dokumentacionit dhe procedurave që lidhen me tregtinë në Ballkanin Perëndimor.
/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.