SPANJË – Illa: Takimet dhe udhëtimet të kufizuara gjatë sezonit të festave

MADRID, 2 dhjetor /ATSH-AFP/ – Spanjollët nuk do të jenë në gjendje të takojnë më shumë se 10 persona për Krishtlindje dhe Vitin e Ri dhe as nuk do të mund të udhëtojnë nga një rajon në tjetrin për t’u bashkuar me të afërmit e tyre, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

“Në mënyrë që të shmanget një reagim në lidhje me pandeminë COVID-19, takimet midis të afërmve nuk mund të kalojnë 10 persona në datat 24, 25, 31 dhjetor dhe 1 janar, përfshirë fëmijët”, sqaroi ministri i Shëndetësisë, Salvador Illa, në një konferencë për shtyp.

“Nga 23 dhjetori deri më 6 janar, udhëtimi midis rajoneve do të ndalohet, përveçse për nevoja thelbësore ose për të vizituar ose festuar një ditë kremtimi me familjen”, shtoi ai.

Rajonet, përgjegjëse për shëndetin, mund ta kufizojnë masën e zhvendosjes së familjes në ditë të caktuara, në varësi të evolucionit të pandemisë./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.