Skema kombëtare e mbështetjes në Bujqësi/ Agimi, blegtori nga Kozara, shtoi numrin e krerëve


TIRANË, 2 dhjetor /ATSH/ Agimi Mile fermer në fshatin Kozarë të Kuçovës, Berat e ka filluar aktivitetin në vitin 2013 me vetëm 20 krerë gjedhë.

Sot, falë edhe mbështetjes nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR), ai ka 60 krerë dhe merr prej tyre rreth 500 litra qumësht në ditë.

Djali i tij, Egiljani ndryshe nga të rinjtë e moshës së tij që synojnë kryeqytetin, pas studimeve të larta është kthyer për të qenë krah të atit.

Synimi i tyre është që të mund përpunojnë vetë qumështin, të kenë ciklin e mbyllur të fermës.

Drejtoresha e AZHBR-së, Frida Krifca vizitoi nga afër fermën e Agimit, ku u njoh me ecurinë dhe ambicjet e tij, për ta zhvilluar biznesin drejt tregtimit të qumëshit të ambalazhuar dhe pse jo siç u shpreh Agimi, “ta kemi me markën tonë”.

Për zgjerimin e investimeve në zhvillimin e fermerës, Agimi shprehu bindjen se me mbështetjen e AZHBR do tja arrijë.

Agimi është përfitues i financimit nga Skema Kombëtare 2020. Ndërsa me mbështetjen e AZHBR-së synon të aplikojë edhe në programin IPARD II. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.