Shën Gjergji mbi kalë duke vrarë dragoin/ Detajet e ikonës së gdhendur në dru

TIRANË, 2 dhjetor/ATSH/ Ikona e Shën Gjergjit e ekspozuar në ambientet e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë vjen nga kisha e Vithkuqit dhe paraqitet në variantin e ikonës së gdhendur në dru.

Skena e realizuar nga mjeshtri Gjergji nga Ternovo në vitin 1986, është realizuar në mënyrën tradicionale, ku Shën Gjergji paraqitet mbi kalë duke vrarë dragoin. Figura e shënjtorit si dhe e kalit është masive dhe zë sipërfaqen më të madhe të panelit drusor.
Prapa shënjtorit kryesor, mjeshtri ka gdhendur një figurë në miniaturë i cili mban një enë me ujë. Ai është duke mbajtur ujin e pagëzimit i cili definizon natyrën martire të Shën Gjergjit. Shën Gjergji përveçse shenjtor ishte edhe martir i Kristianiznit.
Në pjesën e sipërme të ikonës kemi të gdhendura dy figura engjëjsh të cilët janë duke afruar kurorën e shenjtë.
Firma e mjeshtrit është e gdhendur në një medalion “punuar me dorën e Gjergjit nga Ternovo” në fund të panelit drusor midis dy lulesh rozetë./k.s/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.