TIRANË, 2 dhjetor /ATSH – I. Vata/ Kuvendi do të organizojë seancë dëgjimore me temë “Ndikimi i Pandemisë COVID-19 në Çështjet e Barazisë Gjinore”.
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka përkrahur nismën e presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës Rik Daems, “Për forcimin e bashkëpunimit mes parlamenteve kombëtare gjatë krizës aktuale COVID-19”.
Qëllimi i kësaj nisme është që të gjitha parlamentet e vendeve anëtare të KiE të organizojnë dëgjesa në komisionet e përhershme parlamentare kushtuar tematikave të veçanta mbi ndikimin dhe pasojat e pandemisë COVID-19.
Në këtë kuadër dhe me propozimin e Presidentit Daems, Kuvendi i Shqipërisë më datën 4 dhjetor 2020, ora 11:00, do të organizojë seancën dëgjimore me temë “Ndikimi i Pandemisë COVID-19 në Çështjet e Barazisë Gjinore”. /j.p/r.e/