Margariti në Konferencën e Ministrave të Ballkanit Perëndimor

TIRANË, 2 dhjetor/ATSH/ Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, mori pjesë sot në konferencën e Ministrave të Ballkanit Perëndimor të zhvilluar online.
Gjatë kësaj konference ministrja Margariti ndau mendimet, prioritetet dhe rrugën e përbashkët në zhvillimin e mëtejshëm të inovacionit, kërkimit, edukimit, kulturës, e çështjeve të rinisë e sporteve.
“Edukimi është arma më e fuqishme për të ndryshuar botën”, thoshte Nelson Mandela dhe sot, në këto kohë të trazuara që po kalojmë, këto fjalë marrin edhe më shumë kuptim. Sot, pata nderin të jem pjesë e konferencës së Ministrave të Ballkanit Perëndimor”, tha Margariti.
Margariti tha se “Ministria shqiptare e Kulturës angazhohet të jetë palë në këtë bashkëpunim rajonal, që do të sigurojë një hapësirë pa kufi për artin dhe kulturën dhe do të ndihmojë në kapërcimin e vështirësive të shkaktuara nga pandemia globale COVID-19”.
/k.s/j.p/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.