LONDËR – Vaksina Pfizer/BioNTech Covid-19 merr miratimin për përdorim në BM

LONDËR, 2 dhjetor /ATSH-DPA/ – Autoriteti Rregullator Britanik për Farmaceutikën ka miratuar përdorimin emergjent për një vaksinë koronavirus të prodhuar nga kompania farmaceutike me bazë në Gjermani, Biontech dhe partneri i saj amerikan, Pfizer.
Të dy firmat e bënë njoftimin në Mainz dhe Nju Jork.
Kjo do t’i japë Britanisë dritën jeshile për një vaksinë të koronavirusit më shpejt sesa Bashkimi Europian dhe SHBA.
Dërgesat e para do të mbërrijnë në Britaninë e Madhe brenda pak ditësh.
Kompanitë kanë një marrëveshje për të shpërndarë një total prej 40 milionë dozash.
Të dy firmat e quajtën këtë aprovim të parë emergjent për një Covid-19 “një moment historik novator për të adresuar pandeminë”./ /ec/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.