LONDËR – Johnson: Autorizimi i vaksinës antiCOVID-19 një lajm fantastik

LONDËR, 2 dhjetor /ATSH-AFP/ – Kryeministri britanik, Boris Johnson e cilësoi sot si fantastike miratimin nga Britania e Madhe të vaksinës Pfizer/BioNTech kundër koronavirusit të ri, autorizimi i parë kundër COVID-19 nga një vend perëndimor.

“Është mbrojtja nga vaksinat që do të na mundësojë më në fund t’i rikthehemi jetës tonë dhe të rimëkëmbim ekonominë”, shkruan drejtuesi konservator në Twitter.

“Britania e Madhe është vendi i parë në botë që autorizoi vaksinën antiCOVID-19 mga gjermani BioNTech dhe gjiganti amerikan Pfizer, që do të jetë e disponueshme në vend që prej javës së ardhshme”, njoftoi sot qeveria britanike.

“Qeveria pranoi sot rekomandimin e Agjencisë së Pavarur për Rregullimin e Medikamenteve dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA) për të aprovuar përdorimin e vaksinës kundër COVID-19 të Pfizer / BioNTech”, deklaroi në një komunikatë zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë duke shtuar se vaksina do të jetë e disponueshme në Britaninë e Madhe duke nisur nga java e ardhshme./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.