Kostot në ndërtimin e banesave, rritje me 0.2% në tremujorin e tretë të vitit

TIRANË, 2 dhjetor /ATSH/ Kostot në ndërtimin e banesave u rritën me 0.2% në tremujorin e tretë të vitit 2020, në krahasim me tremujorin e tretë të 2019.

INSTAT bën të ditur se, krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, indeksi i grupit “Shpenzime transporti” u rrit me 1,7 %, ndjekur nga indeksi i grupit “Kosto të tjera” me 1,4 % dhe indeksi i grupit “Shpenzime makinerie” me 1,0 %.

Ndërsa, ulje kanë shënuar grupet “Shpenzime për paga” me 1,9 % dhe “Shpenzime materiale” me 1,0 %.

Krahasuar me tremujorin e dytë vitit 2020, ulje kanë shënuar grupet, “Kosto të tjera”, “Shpenzime transporti” me 0,9 % secili, pasuar nga grupet “Shpenzime për paga” me 0,3 % dhe “Shpenzime makinerie” me 0,1 %. Ndërsa grupi “Shpenzime materiale” nuk ka pësuar ndryshime.

INSTAT i mat kostot në bazë të një shporte me 71 zëra nga të cilat 66 janë materiale ndërtimi. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.