Kosovë, 13 5050 raste aktive me COVID-19

PRISHTINË, 2 dhjetor/ATSH/ Kosova vijon të regjistrojë numër të lartë infektimesh të reja me koronavirusin e ri ndërsa numri i rasteve aktive ka shkuar ne 13 505.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.375 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 521 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 40.117 raste nga 145.363 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.026 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 585 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 25.586 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.505. /KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.