TEL AVIV, 2 dhjetor /ATSH-DPA/ – Një projektligj për të shpërndarë parlamentin izraelit kaloi sot leximin paraprak, një lëvizje që mund ta çojëvendin në zgjedhjet e tij të katërta në dy vjet.
Një shumicë deputetësh nga partia Bardheblu e ministrit të Mbrojtjes Benny Gantz votuan së bashku me opozitën në favor të projektligjit.
Kjo do të thotë se qeveria e koalicionit midis partisë Bardheblu dhe asaj Likud e kryeministrit Benjamin Netanyahu mund të shpërbëhet vetëm shtatë muaj pas marrjes së detyrës.
Projektligji, që u nxit nga opozita, duhet të kalojë edhe tre lexime të tjera, në mënyrë që të bëhet ligj, duke u dhënë kohë partnerëve të koalicionit të zgjidhin çështje të diskutueshme, të tilla si miratimi i buxhetit.
Nëse nuk gjendet asnjë zgjidhje për buxhetin e shtetit, parlamenti do të shpërndahet automatikisht më 23 dhjetor, për të vazhduar me zgjedhjet 90 ditë më vonë./ /ervo/