Interesi i kredisë në euro për shtëpi u ul në 2.76%

TIRANË, 2 dhjetor /ATSH/ Kreditë për shtëpi në euro janë në nivelin më të ulët se asnjëherë.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në muajin tetor norma e interesit për individë për hua për shtëpi në euro ishte 2.76%, duke u luhatur në nivelet minimale rekord.

Interesat e ulëta të kredive kanë shtuar interesin e individëve për të blerë pasuri të paluajtshme.

Banka e Shqipërisë e konsideron tregun e pasurive të paluajtshme një potencial të rëndësishëm për investime, i cili i favorizuar edhe nga politika monetare lehtësuse është duke shënuar një gjallërim pas tkurrjes së kërkesës në periudhën e karantinës. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.