Infrastrukturë potenciale zhvillimi/ Kreditimi për sektorin e ndërtimit u rrit në 15.5 miliardë lekë

TIRANË, 2 dhjetor /ATSH/ Ndërtimi është sektori i dytë pas tregtisë që ka shënuar rritje të ndjeshme të kreditimit këtë vit.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë kredia e re për ndërtimin arriti vlerën 15.5 miliardë lekë, në fund të muajit tetor 2020.

Shqipëria ofron ende shumë potenciale për zhvillimin e infrastrukturorës, ndaj dhe hapësirat brenda sektorit të ndërtimit janë ende të mëdha, krahas zhvillimit që po merr tregu i pasurive të paluajtshme.

Pandemia COVID-19 nuk e ka ulur kërkesë-ofertën në sektorin e ndërtimit në vendin tonë.

Banka e Shqipërisë në raportin e publikuar së fundi mbi indeksin e besimit të biznesit dhe konsumatorit në tremujorin e dytë të vitit 2020, vëren se “bizneset në sektorin e ndërtimit presin një rritje të çmimit të banesave me 5,7% nxitur nga kërkesa e lartë” .

Investimet në infrastrukturë kanë zgjeruar mundësitë e sektorit të ndërtimit vitet e fundit për materializon e ndërtimeve të rëndësishme në banesa luksoze, hotele dhe resorte në bregdet./j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.