FRANCË – Macron dhe Guterres konferencë ndërkombëtare për Libanin

PARIS, 2 dhjetor /ATSH-DPA/ – Presidenti francez Emmanuel Macron dhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres do të presin një konferencë ndërkombëtare mbi ndihmën për Libanin përmes video-konferencës nga Parisi, konfirmoi qeveria franceze.

Presidenti francez po vazhdon përpjekjet e tij për të ndihmuar Libanin pas një shpërthimi masiv në Bejrut në muajin gusht.

Macron udhëtoi për në Bejrut menjëherë pas shpërthimit masiv që vrau më shumë se 190 njerëz më 4 gusht.

Gjithashtu ka filluar një konferencë për donatorë të ndihmës emergjente. Sidoqoftë, Macron gjithmonë e ka lidhur ndihmën afatgjatë me reformat e nevojshme në Liban.

Rreth 6 000 persona u plagosën dhe rreth 300 000 mbetën të pastrehë nga shpërthimi. Situata ekonomike në Liban është përkeqësuar në mënyrë drastike që nga fillimi i vitit.

Pandemia dhe shpërthimi i koronavirusit e përkeqësuan situatën dhe shumë njerëz kanë rënë në varfëri. Konferenca e së mërkurës do të përqendrohet në ndihmën e popullit libanez. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.