FOKUS – Izraeli transferon një miliard dollarë për llogari të Autoritetit Palestinez

RAMALLAH, 2 dhjetor /ATSH-AFP/ – Izraeli transferoi më shumë se një miliard dollarë për  llogari të Autoritetit Palestinez, theksoi sot një zyrtar i lartë palestinez, disa javë pas rifillimit të koordinimit mes dy palëve.

“Qeveria izraelite transferoi gjithçka që i detyrohet financiarisht Autoritetit Palestinez, rreth 3,768 miliardë shekels (1,15 miliardë dollarë, 950 milionë euro)”, shkruan në Twitter  Hussein al-Cheikh, ministër i Çështjeve Civile.

Ministri palestinez iu referua gjithashtu dhe taksave, veçanërisht doganore, që shteti hebre mbledh në emër të Autoritetit Palestinez dhe që janë ngrirë që nga fundi i koordinimit të tyre në maj.

“Në fillim të javës, një zyrtar izraelit theksoi se kabineti i sigurisë ka miratuar transferimin e parave tek Autoriteti Palestinez”, pa specifikuar shumën e transferimit.

Kryeministri palestinez, Mohammed Shtayyeh theksoi dy ditë më parë se palestinezët kishin “të drejtë” për këto para, të cilat do t’i jepnin një frymë të re ekonomisë palestineze në një krizë të rëndë buxhetore./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.