Etrit Berisha shtrohet në spital pas infektimit me COVID-19/ Duka: Shërim të shpejtë gardianit të portës sonë

TIRANË, 2 dhjetor /ATSH/ Portieri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Etrit Berisha, është shtruar në spital pas infektimit me COVID-19.

Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi sot se, presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka reaguar pasi mësoi lajmin se kapiteni i Kombëtares, Etrit Berisha është shtruar në spital pas infektimit me COVID-19.

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit i ka uruar shërim sa më të shpejtë portierit kuqezi.

“Uroj shërim të shpejtë për gardianin e portës sonë. Të duam të gjithë Etrit!”, shprehet presidenti Duka. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.