TIRANË, 2 dhjetor /ATSH/ Universiteti i Tiranës është ndriçuar mbrëmjen e sotme me ngjyrat e flamurit të Emirateve të Bashkuara Arabe, në nderim të Ditës Kombëtare të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Kryeministri Rama ka publikuar foton ku thekson se Shqipëria me këtë gjest nderon Emiratet e Bashkuara Arabe, një mik të veçantë në kohë sfiduese për popullin shqiptar.
“Shqipëria nderon me shumë respekt Ditën Kombëtare të Emirateve të Bashkuara Arabe, një mik dhe partner i veçantë në kohë shumë sfiduese për popullin shqiptar”, tha Rama.
“Nuk do ta harrojmë kurrë atë që bëri Emiratet e Bashkuara Arabe për ne në 1999 gjatë luftës së Kosovës, si dhe pas tërmetit 2019! Zoti i bekoftë njerëzit e Emirateve të Bashkuara Arabe”, shprehet Rama. /r.e/