Datëlindja e presidentit historik të Kosovës/ Homazhe pranë varrit të Rugovës

PRISHTINË, 2 dhjetor/ATSH/ Në ditëlindjen e 76-të presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova autoritetet në Prishtinë kanë kryer homazhe pranë varrit të tij, ndërsa janë përcjellë mesazhe të shumta përkujtimi dhe vlerësimi të veprës që la pas.

Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani kreu homazhe pranë varrit të Rugovës, sië u shpreh ajo “në ditëlindjen e themeltarit të shtetit, Presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, kujtuam personalitetin e jashtëzakonshëm historik, dijetarin e shquar të Kosovës e politikanin humanist, vizioni i të cilit i parapriu shtetësisë së Kosovës”.

“Tri postulatet e tij na dëshmojnë e rikujtojnë se pavarësia është e plotë nëse janë të plota liritë njerëzore, se liria është e përhershme dhe e qëndrueshme vetëm nëse shoqëria është demokratike dhe e përkushtuar ndaj vlerave të saj dhe nëse respektohet rendi dhe ligji e nuk bashkëpunohet me krimin. I përjetshëm kujtimi për të”, u shpreh Osmani.

Edhe kryesia e LDK-së po ashtu kreu homazhe.

Ish-presidenti Rugova ndërroi jetë me 21 janar 2006. /KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.