COVID-19 – Gjermania zgjat bllokimin e pjesshëm

BERLIN, 2 dhjetor /ATSH-DPA/ – Bllokimi i pjesshëm antiCOVID-19 në Gjermani do të shtrihet deri në janar dhe mund të bëhet dukshëm më i ashpër, nëse kushtet nuk përmirësohen, njoftuan sot udhëheqësit federalë dhe shtetërorë pas takimit të tyre të fundit mbi pandeminë.

Në një përpjekje për të kontrolluar përhapjen e sëmundjes, vendi ka qenë nën një bllokim të pjesshëm që nga 2 nëntori.

Tashmë ky bllokim do të zgjatet deri më 10 janar.

“Në parim, situata do të qëndrojë ashtu siç është”, tha Merkel pas videokonferencës, duke vënë në dukje se Gjermania është shumë larg menaxhimi i numrit të rasteve me COVID-19.

Javën e kaluar, kancelarja Angela Merkel dhe kryeministrat e 16 shteteve të vendit e shtynë datën e fundit më 20 dhjetor.

Bllokimi i pjesshëm do të thotë se restorantet, klubet dhe institucionet kulturore qëndrojnë të mbyllura dhe shumica e dyqaneve kanë kufizime të rrepta në numrin e klientëve që mund të pranoj në çdo kohë./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.