76-vjetori i lindjes së Ibrahim Rugovës/ Meta: Misionar i paqes dhe arkitekt i Pavarësisë së Shtetit të Kosovës

TIRANË, 2 dhjetor /ATSH/ Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përkujtuar sot 76-vjetorin e lindjes së Ibrahim Rugovës.

“Sot, në 76-vjetorin e Tij të lindjes, kombi shqiptar nderon prijësin e vlerave demokratike dhe të qëndresës qytetare, misionarin e paqes dhe arkitektin e Pavarësisë së Shtetit të Kosovës, Presidentin historik, Dr. Ibrahim Rugova”, është shprehur presidenti Meta.

“Vizioni, urtësia, largpamësia dhe angazhimi i Tij jetësor për Kosovën Republikë dhe të ardhmen e saj europiane mbeten përherë aktuale”, ka theksuar Meta.

“I përjetshëm kujtimi për këtë burrë shteti të madh të kombit tonë”, ka përfunduar Meta.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.