Vorë/ Rindërtimi i shkollës 9-vjeçare “Ahmetaq”, kushte dhe standarde më të mira për 200 nxënës

TIRANË, 1 dhjetor/ATSH/ Shkolla nëntëvjeçare “Ahmetaq” në Vorë, është rindërtuar me kushte dhe standarde më të mira për 200 nxënës.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga punimet e kryera në këtë shkollë, e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Shkolla 9-vjeçare “Ahmetaq” është e rindërtuar me kushte e standardet më të mira, me 9 klasa, 3 laboratorë, palestër e bibliotekë moderne për 200 nxënës.

143 shkolla do të ndërtohen të reja në zonat e prekura nga tërmeti i  26 nëntorit 2019. Ato do të kenë standarde europiane dhe do ndërtohen në kuadër të programit të rindërtimit me fonde nga buxheti i shtetit dhe donatorët./k.s//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.