Urgjenca Kombëtare në nëntor priti 29 655 thirrje/ Manastirliu: Punë e palodhur e ekipeve

TIRANË, 1 dhjetor/ATSH/ Në Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore gjatë muajit nëntor u pritën 29 655 thirrje për COVID-19 në numrin 127.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Social, Ogerta Manastirliu, vlerësoi sot punën e bërë nga ekipet e Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore.
“Punë e palodhur e ekipeve të Urgjencës Kombëtare për përballimin e situatës së shkaktuar si pasojë e COVID-19. Telefononi 127 për çdo urgjencë mjekësore”, – theksoi Manastirliu.
Ministrja tha se, “Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore është në gatishmëri 24/7. Telefononi 127 për çdo urgjencë mjekësore”.
/k.s//a.a/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.