Sonda kineze “Chang’e 5” ulet në Hënë

PEKIN, 1 dhjetor /ATSH-AFP/ – Sonda kineze “Chang’e 5”, që synon të mbledhë kampionë shkëmbinjsh hënorë, zbarkoi sot me sukses në Hënë, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve “New China”.

Ky është misioni i parë i këtij lloji që nga ai i kryer nga ish-BRSS në 1976.

Ky operacion ambicioz do t’i mundësojë, gjithashtu, gjigantit aziatik që të provojë teknologji të reja thelbësore, me synimin për të dërguar astronautë në Hënë deri në vitin 2030./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.