Shërbimi ndaj qytetarëve/ Përmirësim i ekzekutimeve të titujve ekzekutivë në masën 85%

TIRANË, 1 dhjetor /ATSH – I. Vata/ Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj deklaroi sot është  rritur shërbimi ndaj qytetarëve dhe është garantuar përmirësimi i ekzekutimeve të titujve ekzekutivë në masën 85%.

Duke bërë një krahasim të situatës kur mori drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Shërbimin Përmbarimor Shtetëror si institucion varësie, theksoi se ekzekutimi i vendimeve gjyqësore dhe titujve të tjerë ekzekutivë rezultonte jo efikas.

Duke bërë krahasimin kur mori drejtimin e Ministrisë dhe sot, ajo shton se “trashëguam ekzekutim të titujve ekzekutivë në masën 59%, aspak në nivelin e kërkuar. Padyshim gjetëm mungesë transparence dhe përkushtimi në ushtrimin e detyrës”.

“Realizuam monitorim dhe kontroll të hollësishëm të veprimtarisë administrative dhe procedurale të shërbimit, i cili ka shërbyer jo vetëm në identifikimin dhe parandalimin e shkeljeve procedurale në të ardhmen, por edhe rritjes së besimit të publikut ndaj përmbarimit shtetëror”, tha Gjonaj. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.