SHBA – Dorëhiqet Atlas, këshilltari për pandeminë i presidentit Trump

UASHINGTON, 1 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Këshilltari special i presidentit amerikan në largim, Donald Trump për Covid-19, Scott Atlas, ka dhënë dorëheqjen, raportuan mediet amerikane duke cituar disa burime.

Atlas dorëzoi letrën e dorëheqjes tek presidenti i SHBA.

Mbështetës i bindur i imunitetit të tufave, Atlas ishte zgjedhur nga Trump duke mos pasur përvojë në sëmundjet infektive.

Në cilësinë e tij si këshilltar special ai ka minimizuar vazhdimisht kërcënimin nga Covid-19, i cili ka shkaktuar deri tani në SHBA më shumë se 267 000 viktima.

Atlas ka kritikuar vazhdimisht përdorimin e maskës dhe distancimi social, duke ftuar banorët e Michigan të rebelohet kundër kufizimeve të vendosura nga guvernatori Gretchen Whitmer.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.