Ndryshimet në Kodin Penal/ Finalizohet procesi i konsultimeve

TIRANË, 1 dhjetor /ATSH – I. Vata/ Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj informoi se konsultimet për ndryshimet në Kodin Penal vijuan sot me shoqërinë civile dhe përfaqësues të institucioneve të drejtësisë.

Në diskutimet e sotme merrnin pjesë juristë të njohur në vend, përfaqësues të shoqërisë civile dhe përfaqësues të institucioneve të Drejtësisë.

Gjonaj u shpreh se proceset e diskutimit për konsultimin e Kodit Penal u finalizuan sot së bashku me përfaqësues nga institucionet e sistemit të drejtësisë, organizatat e shoqërisë civile, si edhe me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare në Shqipëri.

“Nën kujdesin e zv.ministrit të Drejtësisë Klajd Karameta, të drejtorit të Shkollës së Magjistraturës Arben Rakipi dhe ekspertes Tereza Merkaj, përmbyllëm kështu një diskutim transparent dhe profesional në rrugëtimin tonë të përbashkët për të vjelë çdo kontribut me vlerë për ta finalizuar këtë nismë ligjore”, theksoi Gjonaj. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.