TIRANË, 1 dhjetor /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, këtë fillim të muajit dhjetor, leku forcoi pozitat ndaj dollarit amerikan ndërsa humbi terren me monedhën e përbashkët europiane, euron.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane këmbehet me 103. 51 lekë ose 0.34 lekë më pak dhe euro u forcua lehtë me 0.03 lekë duke u kuotuar në vlerën e 123.81 lekëve.
Monedha vendase, ka fitur pikë të martën edhe ndaj paundit britanik dhe frangës zvicerane.
Monedha britanike këmbehet me 138.12 lekë ose 0.35 lekë më pak dhe franga zvizerane këmbehet me 114.26 lekë ose 0.31 lekë më pak se një ditë më parë.
Këmbimi valutor vendas paraqitet i qendrueshëm. Por sipas aktorëve të tregut, kemi hyrë në muajin dhjetor dhe për post luhatjeve që reflektohen nga burat ndërkombëtare, kërkesë oferta e lartë, diktuar nga festat e fundvitit, do të sjellin forcim të pozitave të Lekut. Luhatje e pritshme kjo, që karaterizon këtë sezon me sasi valute të shtuar në treg. /j.p/r.e/
Monedha kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
---|---|---|---|---|
Dollar amerikan | USD | 103.51 | -0.34 | |
Euro | EUR | 123.81 | +0.03 | |
Poundi Britanik | GBP | 138.12 | -0.35 | |
Franga Zvicerane | CHF | 114.26 | -0.31 | |
Jeni Japonez (100) | JPY | 99.18 | -0.66 | |
Dollari Australian | AUD | 76.04 | -0.56 | |
Dollari Kanadez | CAD | 79.79 | -0.15 | |
Korona Suedeze | SEK | 12.13 | -0.06 | |
Korona Norvegjeze | NOK | 11.68 | -0.05 | |
Korona Daneze | DKK | 16.65 | +0.01 | |
SDR | SDR | 148.03 | +0.02 | |
Ari(OZ 1) | XAU | 186888.34 | -894.27 | |
Argjend(OZ 1) | XAG | 2410.75 | -2.38 | |
Juani Kinez (onshore) | CNY | 15.75 | -0.05 | |
Juani Kinez (offshore) | CNH | 15.77 | -0.04 | |
Lira Turke | TRY | 13.19 | -0.07 |