Interesat për kredinë overdraft u rritën në 11.6% në tetor

TIRANË, 1 dhjetor /ATSH/ Banka e Shqipërisë bën të ditur se, interesat për kredinë  “overdraft” në lekë u rrit në 11.6% në tetor të këtij viti, nga 10.5% që ishte në muajin shtator 2020.

Sipas ekspertëve, kjo rritje ka reflektuar tolerancë disi më të shtrënguar ndaj rrezikut për kreditë overdraft dhënë individëve këtë periudhë.

Overdraft nuk ka kolateral dhe lëvrohen lehtësisht nga banka, për individët që marrin pagën në bankën përkatëse.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se kredia “overdraft” zë mbi 34 % të totalit të huadhënies për ekonominë.

Sipas BSH-së, overdraftet e biznesit janë të katërtat për nga madhësia e portofolit të kreditimit.

Ky produkt financiar ndër vite ka qenë shërbimi më i madh i kredisë bankare për nga volumi. e.xh//a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.