IA do të lejojë të verbrit të vrapojnë në mënyrë të pavarur

epa08571275 A woman is seen jogging along Battery Park in New York City, USA, 28 July 2020. Temperatures are forecasted to reach 91 degrees Fahrenheit (33 degrees Celsius) in New York City on 28 July. EPA/JASON SZENES

KALIFORNI, 1 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Inteligjenca artificiale do të lejojë të dëmtuarit në shikim dhe të verbrit të vrapojnë në mënyrë të pavarur.

Sistemi është duke u testuar nga kompania Google dhe do të drejtojë përdoruesin përmes një aplikacioni në smartphone përmes një pajisjeje që mund të shndërrohet në një lloj syri dhe veshi që drejton rrugëtimin.

Për të përdorur sistemin, vrapuesi duhet të lidhë një telefon Android me një ”parzmore” të dizajnuar nga Google që vendoset rreth belit.

Aplikacioni ‘’Project Guideline’’ do të përdorë kamerën e telefonit për të ndjekur rrugën.

Aplikacioni do të dërgojë sinjale audio tek kufjet kur një vrapues devijon nga rruga e vendosur në program, ku tingulli do të bëhet më i fortë.

Aplikacioni nuk kërkon një lidhje në internet duke  marrë parasysh një larmi të motit dhe kushteve të ndriçimit.  /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.