COVID-19 – Parlamenti britanik rikthen Anglinë në tre nivele kufizimesh

LONDËR, 1 dhjetor /ATSH-DPA/ – Anglia do t’i nënshtrohet sërish sistemit me nivele, që rregullon gjeografikisht kufizimet e COVID-19, duke filluar nga e mërkura, miratuan sot deputetët britanikë.

Gjithsej 291 parlamentarë votuan që Anglia t’i rikthehej këtij sistemi, kundrejt 78 votave kundër.

Kjo do të thotë se, nga e mërkura, 99 % e vendit do të jetë në dy nivelet më të rrepta, niveli 2 ose niveli 3.

Vendimi se në cilin nivel është vendosur secila zonë është marrë duke u bazuar në numrin e rasteve në rritje të COVID-19 në secilin rajon./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.