368 mijë vaksina falas kundër gripit këtë vit/ Vijon vaksinimi i grupeve në risk

TIRANË, 1 dhjetor/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se vijon programi i vaksinimit kundër gripit për edukatoret dhe arsimtarët në të gjithë vendin.
Sipas Ministrisë, 368 mijë doza vaksine kundër gripit janë siguruar falas nga qeveria shqiptare për grupet më të rrezikuara, mjekët, infermierët, mësuesit, edukatoret, fëmijët 2-5 vjeç, gratë shtatzëna, të moshuarit, të sëmurët kronikë.
Në të gjitha qendrat shëndetësore kudo në vend po kryhet vaksinimi falas ndaj gripit për grupet e riskut, të cilët janë të parët që e përfitojnë.
Këtë vit numri i vaksinave është rritur në 368 mijë doza vaksina kundër gripit, kundrejt 70 mijë dozave që ishin në vitin 2019.

/m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.