TURQI – Erdogan: Kufizime të reja për të ndaluar valën e dytë të COVID-19

ANKARA, 30 nëntor /ATSH-AA/ – Në kuadër të ashpërsimit të masave kundër valës së dytë të pandemisë COVID-19, Turqia ndërmori sot kufizime të reja, që përfshijnë edhe një ndalimqarkullimi të pjesshëm në ditët e javës dhe një total në fundjavë.

“Një shtetrrethim i përgjithshëm do të zbatohet çdo ditë në javë nga ora 21:00 deri në 05:00”, tha presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, pas një takimi të Kabinetit.

“Gjithashtu, do të ketë një shtetrrethim total gjatë fundjavës, që nis nga e premtja në 21:00 deri në 05:00 të hënën”, shtoi ai.

Përveç kësaj, personat 20 vjeç e poshtë, si edhe ata 65 vjeç e sipër ndalohen të përdorin transportin publik dhe restorantet do të funksionojnë vetëm mbi bazën e shpërndarjes.

Erdogan tha se kufizimet e reja do të hyjnë në fuqi që nga e marta./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.