ANKARA, 30 nëntor /ATSH-AA/ – Ekonomia e Turqisë është rritur 6,7 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2020.
Instituti i Statistikave të Turqisë (TÜİK) njoftoi rezultatet e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) lidhur me tremujorin e tretë (korrik-shtator).
Sipas kësaj, parashikimi i PBB si indeks i vëllimit zinxhir, në krahasim me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar u rrit 6,7% në tremujorin e tretë të këtij viti, pavarësisht ndikimit të pandemisë së koronavirusit të ri.
Ndërkohë, parashikimi i PBB me çmime aktuale sipas mënyrës së prodhimit, në krahasim me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar u rrit me 22,6% në tremujorin e tretë të këtij viti duke arritur në 1 trilionë e 419 miliardë e 483 milionë lira.
Por, ndërkohë, u ulën me 4,5% aktivitetet e shërbimit profesional, administrativ dhe të ndihmës./ a.jor.