Reshjet e para të dëborës/ ARRSH: Lëvizja, normale në të gjitha akset

TIRANË, 30 nëntor/ATSH/ Në zonën e Kukësit janë regjistruar këtë të hënë reshjet e para të dëborës. Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se situata është normale, rrugët janë pastruar, është hedhur kripë dhe nuk ka probleme me qarkullimin rrugor, i cili vijon normalisht në të gjitha akset.

Sipas njoftimit të ARRSH, drejtuesit e mjeteve duhet të tregohen të kujdesshëm, të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

“Në Qafë Mali-Lajthizë, Qafështamë-Kalimash, Qafë Mali-Fierzë dhe Kuben-Vasije ka pasur reshje të pakta dëbore pa shkaktuar probleme në qarkullim. Është bërë pastrimi i rrugës dhe shpërndarja e kripës”, sqaroi ARRSH.

“Në të gjitha akset e tjera nuk ka probleme, qarkullimi vazhdon normalisht. Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore”, bën apel Autoriteti Rrugor Shqiptar. /j.p/r.e/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.