TIRANË, 30 nëntor /ATSH/ Shkolla e mesme e bashkuar “Llesh Nik Daka” në Lezhë, nga 3D është kthyer tashmë në realitet, duke hapur dyert për 535 nxënësit e saj.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga shkolla e rindërtuar, e cila në 26 nëntor 2019 u dëmtua rëndë nga tërmeti dhe ka rilindur më e bukur, më e fortë e me kushte optimale sipas standardeve europiane për nxënësit dhe mësuesit.
Shkolla e mesme e bashkuar “Llesh Nik Daka” ka ambiente për të gjitha funksionet e një shkolle dhe qendre komunitare, laboratorë, kënde sportive, mjedise shërbimesh, infrastrukturë moderne me e sigurt dhe me kushte optimal. Ajo ka 28 klasa dhe 4 laboratorë.
Në zonat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 janë 143 shkolla që po rindërtohen sipas standardeve europiane.