“Për ty atdhe”/ Rikompozimi i tenorit nga Kosova Ramë Lahaj, dhuratë e çmuar

TIRANË, 30 nëntor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau mëngjesin e sotëm këngën e njohur  “Për ty atdhe”, e kënduar nga tenori i njohur kosovar, Ramë Lahaj.
“Mirëmëngjes dhe me këtë këngë të dashur ju uroj një javë të mbarë, pa harruar asnjë çast të mbroni shëndetin në këtë kohë kaq sfiduese”, tha Rama.
Tenori i mirënjohur nga Kosova, Ramë Lahaj, me rikompozimin e këngës “Për ty atdhe”, ka sjellë një dhuratë të çmuar për mbarë kombin shqiptar në 108-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Në festën e flamurit, Lahaj ka vendosur të risjellë në një version ndryshe këngën e famshme shqiptare, “Për ty atdhe”.
Ramë Lahaj e risolli këtë këngë bashkë me një klip, që pasqyron vlerat, kulturën dhe traditat shqiptare. /m.m/j.p/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.