Ndërhyrje restauruese/ Kisha e “Shën Mitrit” në Kala të Beratit, tjetër monument i shpëtuar

TIRANË, 30 nëntor/ATSH-Bledi Naska/ Kisha e “Shën Mitrit”, në lagjen Kala të Beratit është një tjetër monument kulture i shpëtuar falë ndërhyrjeve restauruese.

Lajmin e bëri të ditur ministrja e Kulturës Elva Margariti, sipas së cilës sapo u u përmbyll një proces i gjatë e jo i lehtë ndërhyrjesh restauruese.

“Pas dekadash harrese, specialistët e DRTK Berat, kanë kryer një sërë punimesh, që i sigurojnë jetëgjatësinë këtij monumenti”, u shpreh Margariti.

Sipas saj, ky është një lajm i jashtëzakonshëm për monumentin e kulturës se kategorisë së parë. “Ky është një objekt postbizantin i shekullit te XVII brënda territorit të kalasë së beratit. Tashmë ky objekt është jashtë rrezikut të degradimit i cili kishte filluar prej kohësh”, u shpreh Margariti.

Kisha ndodhet në pjesën lindore të kalasë midis shtëpive të banuara. Pjesa e naosit në qëndër Më përpara rrethohej nga një hajat në krahun verior, perëndimor dhe jugor, ndërtim ky që në fakt i përkiste një periudhe edhe më të vonë nga ndërtimi i vetë kishës. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.